Transferimi 75 milionë euro, Manchester City zyrtarizon Haaland

Përditësuar më: 10/5/2022, ora 18:22
1202479677 1080x720

Transferimi 75 milionë euro, Manchester City zyrtarizon Haaland

Përditësuar më: 10/5/2022, ora 18:22

Erling Haaland do të luajë te Manchester City duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Klubi anglez ka zyrtarizuar marrëveshjen me Borussia Dortmund në rrjetet sociale.

Transferimi i sulmuesit norvegjez nën urdhrat e Guardiola-s është përfolur prej kohësh, por javën e kaluar, skuadra angleze përshpejtoi negociatat në mënyrë vendimtare.

Drejtuesit e Manchester City kontaktuan me homologët gjermanë, duke i vënë në dijeni se janë të gatshëm të paguajnë 75 milionë euro për kartonin e sulmuesit. Kjo ofertë do të kalonte çdo pengesë për sa i takon kalimit të 22-vjeçarit në Premier League.

Me transferimin te sitizëns, Haaland do të përfitojë kontratë të denjë për një prej yjeve të futbollit. Ai do të paguhet 30 milionë euro në vit, për 5 sezonet e ardhshëm.