Turisti gjerman humbi jetën, detaje të reja nga ngjarja në Valbonë

Përditësuar më: 10/5/2022, ora 18:48
valbone debore shkembe turiste te huaj  1280x720

Turisti gjerman humbi jetën, detaje të reja nga ngjarja në Valbonë

Përditësuar më: 10/5/2022, ora 18:48

Një turist gjerman ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është plagosur këtë të martë në vendin e quajtur “Qaf Valbona”.

Policia bën të ditur se turistja gjermane M. S., 29 vjeçe po eksploronte zonën e Valbonës, së bashku me një turist tjetër, shtetasin D. J., 30 vjeç, i cili duke u ngjitur në një shkëmb të thepisur, me dëborë, ka rrëshkitur dhe ka rënë në humnerë, për pasojë ky shtetas ka humbur jetën.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë është bërë e mundur nxjerrja nga humnera e trupi të pajetë të shtetasit D. J., ndërsa shtetasja M. S. po transportohet me helikopter, në spitalin e Bajram Currit.