UEFA zyrtarizon Champions-in e ri, më shumë skuadra dhe format krejtësisht ndryshe

Përditësuar më: 10/5/2022, ora 21:55
champions

UEFA zyrtarizon Champions-in e ri, më shumë skuadra dhe format krejtësisht ndryshe

Përditësuar më: 10/5/2022, ora 21:55

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s i ka dhënë dritën jeshile formatit të ri të Champions League.

Duke nisur nga viti 2024, kompeticioni më i rëndësishëm për klube do të kalojë nga 32 në 36 ekipe, me 8 ndeshje të garantuara për çdo klub të kualifikuar, në një minikampionat sipas modelit të Euroligës, në basketboll.

Që do të thotë se të gjitha skuadrat do të jenë në të njëjtën renditje, por nuk do të luajnë kundër 35 ekipeve të tjera, por vetëm 8 ndeshje, siç u përmend më sipër. Nga klasifikimi përfundimtar i përbashkët, do të dalin ekipet që kalojnë në raundin e eliminimit direkt.

8 ndeshjet do të luhen kundër ekipeve të ndryshme (4 në shtëpi dhe 4 në transfertë). Pas fazës së parë, 8 të parat e renditjes do të kalojnë automatikisht në fazën tjetër, ndërsa ekipet nga vendi i 9 në të 24, do të sfidohen me njëra tjetrën në “playoff”-in për në 1/8 e finaleve.