Xhaferaj tregon problemin e PD-së me Sali Berishën

Përditësuar më: 10/5/2022, ora 20:20
xhaferaj 1280x720

Xhaferaj tregon problemin e PD-së me Sali Berishën

Përditësuar më: 10/5/2022, ora 20:20

Ferdinand Xhaferaj, deputet i Partisë Demokratike, i ftuar në studion e “Debat” me Alba Alishanin, në A2 CNN, tregoi se kush është problemi që i ka lindur PD-së me Sali Berishën.

“Si lider, Berisha u provua më 6 mars. Ai e mundi me sukses të plotë alternativën e zotit Lulzim Basha, por nuk mundi alternativën e zotit Edi Rama. Këtu buron problemi që ne kemi me zotin Berisha”, tha Xhaferaj.

“PD-në e shikoj në një proces transformimi, po kërkon të kthehet në institucion të fortë. Vetëm në foltore ka një oaz të ngurtësuar. Partia po transformohet tashmë, me institucionin që disiplinon liderin”, shtoi Xhaferaj.

Në lidhje me Presidentin e ri të vendit, deputeti democrat thekson se opozita e ka detyrim të jetë pjesë e procesit.

“Ky detyrim vjen nga Kushtetuta që ka dy arkitektë kryesorë: Sali Berishën dhe Edi Ramën, në vitin 2008. Dhe nëse dokumenti i thotë mazhorancës që ti ke 7 deputetë të prodhuar nga krimi i organizuar dhe marr pjesë në process nëse kam rol për të luajtur, ku është dyshimi këtu? Bëhet fjalë për pjesëmarrje të kushtëzuar”, tha Xhaferaj.