Zgjedhja e Presidentit, 16 maj raundi i parë. Opozita “injoron” procesin 

Përditësuar më: 10/5/2022, ora 17:05

Zgjedhja e Presidentit, 16 maj raundi i parë. Opozita “injoron” procesin 

Përditësuar më: 10/5/2022, ora 17:05

Ndonëse publikisht flitet për dakordësi për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, nisja e procesit nuk dëshmoi diçka të tillë. Opozita injoroi procesin e votimit në Konferencën e Kryetarëve duke mos marrë pjesë, ndërsa shumica caktoi datën 16 maj për zhvillimin e raundit të parë.

Opozita e nisi procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës duke e injoruar atë. Propozimi për caktimin e datës 16 maj për zhvillimin e raundit të parë mori mbështetjen vetëm të mazhorancës. PD u shpreh skeptike ndaj sinqeritetit të mazhorancës që i ka ftuar në negociata politike, gjë që duket se reflektoi edhe në vendimmarrjen finale.

“Ju e keni caktuar Presidentin, na doni vetëm për buzëkuq”, tha Açka.

Klotilda Bushka u përgjigj: “Jemi këtu për të diskutuar për procesin, jo për këto gjëra”.

Demokratët në sallë ripërsëritën qëndrimin e tyre se Presienti duhet të propozohet nga opozita, por mazhoranca e pa këtë qëndrim si kusht. Spiropali theksoi: “Nuk jeni në kushte për të vendosur kushte”.

Ndërsa Alibeaj u shpreh: “Kush ju tha se vumë kushte? Askush! Ky Parlament duhet të zgjedhë Presidentin e shqiptarëve”.

Shkak i ngritjes së zërit në sallë u bë edhe çështja e kritereve se si duhet të jetë kandidatura për President. Grida Duma tha: “Na e lini neve Presidentin raundin e parë, ne nuk bëhemi fasadë me kriteret”.

Por, Ermonela Felaj u përgjigj: “Kjo historia “na e lini neve”, është pazar”.

Pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, protokolli i Kuvendit tanimë është në pritje të propozimeve për President, ku një kandidaturë duhet të marrë mbështetjen e së paku 20 deputetëve.