Zgjedhja e presidentit të ri, “Rithemelimi” cakton negociatorët

Përditësuar më: 10/5/2022, ora 20:40
MB RITHEMELIMI frame 0 1280x720

Zgjedhja e presidentit të ri, “Rithemelimi” cakton negociatorët

Përditësuar më: 10/5/2022, ora 20:40

Në mbledhjen e fundit, Komisioni i Rithemelimit ka caktuar Oerd Bylykbashi dhe Luçiano Boçi si negociatorë për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri.

Bylykbashi dhe Boçi do të bisedojnë me partitë e tjera opozitare për të zgjedhur një kandidat që do të mbështetet nga e gjithë opozita për postin e kreut të shtetit.

Më herët, Rama ka paralajmëruar se nuk do të negociojë me Komisionin e Rithemelimit për presidentin, ndërkohë që në Konferencën e Kryetarëve u caktua data 16 maj për mbajtjen e raundit të parë të votimit në Kuvend.