40 miliardë dollarë për Ukrainën, Rusia: SHBA po na shpall luftë, do të dështojë

Përditësuar më: 11/5/2022, ora 14:38
hypatia h 8f8d4dbeb6fd6328f435be9b7032a23f h 1172fb8ec75d41f2868d5a27eec74bb8 1280x720

40 miliardë dollarë për Ukrainën, Rusia: SHBA po na shpall luftë, do të dështojë

Përditësuar më: 11/5/2022, ora 14:38

Vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të miratuar një paketë ndihme ushtarake dhe humanitare me vlerë 40 miliardë dollarë ka ngjallur reagim në të dyja kampet e luftës në Ukrainë. Presidenti Volodymyr Zelensky falënderoi Kongresin Amerikan që dha dritën e parë jeshile për paketën, e cila duhet të miratohet edhe në Senat para se të dekretohet nga Presidenti Biden.

Por ish-presidenti rus, Dimitry Medvedev, akuzoi Shtetet e Bashkuara se me këtë lëvizje i kanë shpallur “luftë përmes një shteti tjetër” Rusisë. Në një mesazh të postuar në kanalin e tij në Telegram, Medvedev tha se SHBA-ja do të vuante më shumë nga kjo paketë dhe do të humbasë edhe ndikimin e saj në botë.

“Nuk do të funksionojë. Printimi i parave po rrit ndjeshëm inflacionin dhe borxhin e qeverisë amerikane, dhe do të thyhet shpejt”, tha Medvedev. Që prej dorëheqjes nga posti i kryeministrit në vitin 2020, Medvedev shërben si nënkryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Rusi. Ai është aleat besnik i Presidentit Putin.

Në një tjetër postim në Telegram, kryetari i Dumës ruse, Vyacheslav Volodin, akuzoi Uashingtonin se përmes kësaj pakete, SHBA-ja synon të zhysë në borxhe Ukrainën në mënyrë që të përvetësojë rezervat e grurit të vendit.