A rrezikon Shqipëria të ketë probleme me furnizimin me energji gjatë verës?

Përditësuar më: 11/5/2022, ora 21:11

A rrezikon Shqipëria të ketë probleme me furnizimin me energji gjatë verës?

Përditësuar më: 11/5/2022, ora 21:11

Ilir Bejtja, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, ishte i ftuar në A2 Business mbrëmjen e së mërkurës, ku ndër të tjera u fol edhe për emergjencën energjetike, të cilën qeveria e zgjati deri në fund të muajit dhjetor.

Bejtja u shpreh se kemi një përmirësim të situatës. “Situata hidrike është përmirësuar pasi janë rikuperuar goxha rezerva në kaskadën e Drinit. Po mendojmë të kemi importe gjatë verës deri në shtator. E gjitha kjo bëhet të mbajë kostot në një mesatare që ne kemi arritur sot për të ofruar një çmim më ekonomik”, tha Bejtja.

Por, a rrezikohet Shqipëria furnizimin me energji gjatë verës? “Nëse do të vazhdojmë me këto ritme të shfrytëzimit të kaskadës dhe të importeve shpresojmë të mbetemi në të njëjtat terma”, tha Bejtja.