Anëtarësimi në NATO, studentët finlandezë kanë frikë nga pasojat dhe Rusia

Përditësuar më: 11/5/2022, ora 15:03

Anëtarësimi në NATO, studentët finlandezë kanë frikë nga pasojat dhe Rusia

Përditësuar më: 11/5/2022, ora 15:03

Teksa Parlamenti i Finlandës diskuton hapin historik për t’ju bashkuar NATO-s, shpejtësia e debatit po shqetëson disa të rinj që druhen se gjenerata e tyre do të lëndohet nga vendimi i marrë me nxitim, nga frika ndaj Putinit.

Çështje për të cilën nuk mund të thonë shumë. 5 studentë në Universitetin e Helsinkit tregojnë pikëpamjet e tyre kur u pyetën nga Nic Robertson, reporter i CNN.

Niina, kandidate doktorature, shprehet: “Është një aleancë ushtarake e udhëhequr nga një superfuqi që ka bërë luftëra të tmerrshme në Afganistan dhe Irak. E kuptoj që njerëzit kanë shumë frikë nga Rusia dhe që ata po bëjnë gjëra shumë të tmerrshme. Por, kjo punë është si të luftosh me ujkun duke u bërë ekip me ariun. Edhe ariu nuk është i mirë”.
Ndërsa Johan, një tjetër kandidat doktorature, thotë: “Nëse në këtë moment, ne po mbajmë këtë qëndrim drejt të gjithë Rusisë, çfarë do të thotë kjo në një situatë ku mbase regjimi do të ndryshojë në një drejtim më pozitiv?”

“Mendoj se aktualisht ne jemi si shoqëri shumë të ngarkuar emocionalisht. Prandaj, jam e prirur që të them se ndoshta tani nuk është koha e duhur për të ndërmarrë një vendim kaq të madh”, thotë një tjetër studente.

Oscar mendon ndryshe: “Mendoj se të presim gjatë është më e rrezikshme. Nuk është aq e rrezikshme tani të nisim këtë proces sesa do të jetë, le të themi, pas dy vitesh”.