Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Atletika shqiptare thyen 3 rekorde kombëtare. Gega, më e mira

Nga A2 CNN
11 Maj 2022, 14:51 | Sporte të tjera
Atletika shqiptare thyen 3 rekorde kombëtare. Gega, më e mira

Është zhvilluar këtë të martë dhe Kupa e Shqipërisë në atletikën shqiptare, ku u veçuan skuadra e Vllaznisë për meshkuj dhe ajo e Skënderbeut për femra.

Pas plot 30 vitesh, ky trofe është rikthyer të zhvillohet në Shkodër, në stadiumin “Loro Boriçi”, duke sjellë një entuziazëm të madh jo vetëm tek pjesëmarrësit, por edhe tek numri i madh i tifozëve që kishin ardhur për t’i mbështetur.

Skuadra e Vllaznisë për meshkuj dhe një herë tregoi se dominon atletikën shqiptare, pasi për të 14 vit radhazi arriti të rrëmbejë trofeun e Kupës së Shqipërisë. Përveç paraqitjes pozitive, u thyen dhe tre rekorde kombëtare.

Sportisja e Tiranës, Luiza Gega, u shpall atletja më e mirë pasi përshkoi 5000 metra në kohën e 15 minutave e 22 sekonda, ndërsa Leonardo Çardaku i Vllaznisë si dhe Elisa Myrtollari e Skënderbeut thyen rekordin e garava 100 metra për kategorinë U20.

Lajmi i keq për kuqeblutë, por edhe vetë atletikën shqiptare, është dëmtimi i Izmir Smajlajt, i cili u detyrua të lërë garën përgjysmë dhe të marrë trajtimin mjekësor.

Në garë morën pjesë dhe sportistët e ardhur nga Ukraina që po qëndrojnë në Shqipëri, që nga data 30 mars.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë