Berisha: Rama sulmon SPAK-un pasi i ka hyrë frika në palcë

Përditësuar më: 11/5/2022, ora 13:05

Berisha: Rama sulmon SPAK-un pasi i ka hyrë frika në palcë

Përditësuar më: 11/5/2022, ora 13:05

Sali Berisha, nga selia e Partisë Demokratike, deklaroi se “skandalet e njëpasnjëshme të qeverisë kanë bërë që Edi Rama të humbasë arsyen”.

“Rama sulmon drejtësinë sepse kërkon të tërheqë vëmendjen e qytetarëve, që po përballen me vështirësi të mëdha për shkak të kësaj qeverie dhe të këtij kryeministri, që krijon vetëm mekanizma vjedhjeje. Nga viti 2014 e deri më sot, indeksi i çmimeve të ushqimeve është rritur 100%. Shumica e familjeve shqiptare shpenzojnë mbi 50% të të ardhurave vetëm për ushqime. Kemi të bëjmë me një varfëri të frikshme, që rritet muaj pas muaji, në një kohë kur kryeministri dhe ministrat e tij të pangopur vazhdojnë të vjedhin e të shpërdorojnë fondet e asetet publike”, deklaroi ish-kryeministri.

“Shpërthimi i skandaleve të njëpasnjëshme kanë bërë që Edi Rama të humbasë arsyen, të futet në sindromën e problemeve të thella psiqike. Gjithashtu, i ka hyrë frika në palcë nga opozita e vërtetë. Vendi sot nuk ka më opozitë fasadë dhe kjo e tmerron Ramën. Ne nuk bëjmë presion te SPAK-u, por i drejtohemi shqiptarëve të mbrojnë pronat publike të vendit. Rama mund të dalë çdo ditë të sulmojë SPAK-un, por është i pashpresë”, shtoi Berisha.