E zyrtarizon ministrja, rikthehen “pushimet e pranverës” për nxënësit

Përditësuar më: 11/5/2022, ora 19:27
evis kushi 1280x720

E zyrtarizon ministrja, rikthehen “pushimet e pranverës” për nxënësit

Përditësuar më: 11/5/2022, ora 19:27

Ministrja e Arsimit Evis Kushi me anë të një statusi në rrjetet sociale ka zyrtarizuar një tjetër nisëm të qeverisë.

Bëhet fjalë për të ashtuquajturat pushime të pranverës, pikërisht me datë 3-9 prill, që do të rikthehen pas disa vitesh mungesë.

Ndërkohë, fillimi i vitit shkollor 2022-2023 do të jetë 12 shtatori 2022.

Të dashur nxënës dhe mësues, Ju njoftoj se sapo nënshkruam strukturën e vitit të ri shkollor 2022-2023 për të gjithë…

Posted by Evis Kushi on Wednesday, May 11, 2022

“Ju njoftoj se sapo nënshkruam strukturën e vitit të ri shkollor 2022-2023 për të gjithë arsimin parauniversitar, i cili fillon më datë 12 shtator 2022. Për nxënësit dhe mësuesit e arsimit 9-vjeçar lajmi i mirë është se vitin e ardhshëm do të kenë edhe një javë më shumë pushim pas periudhës së dytë mësimore, nga data 3-9 prill 2023. Në këto ditë nxënësit do të pushojnë por edhe luajnë dhe argëtohen për të marrë energji të reja për periudhën e fundit, ndërsa mësuesit do të kenë më shumë kohë për vlerësimet e nxënësve dhe përgatitjet në vijim”, shkruhet në postimin e ministres.