Lushnjë, sekuestrohen 108 mijë euro, armë dhe municione

Përditësuar më: 11/5/2022, ora 14:19
WhatsApp Image 2022 05 11 at 2.11.10 PM 1280x720

Lushnjë, sekuestrohen 108 mijë euro, armë dhe municione

Përditësuar më: 11/5/2022, ora 14:19

Policia e Lushnjës ka sekuestruar mbi 108 mijë euro, një armë gjahu dhe municion luftarak gjatë një operacioni në Roskovec, ndërsa ka proceduar penalisht poseduesin e tyre, për veprat penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I. R., 47 vjeç, banues në Strum, Roskovec, pasi gjatë kontrollit në automjetin tip “Volkswagen” me të cilin udhëtonte dhe gjatë kontrollit në banesë, iu gjetën 108.600 euro, për të cilat 47-vjeçari nuk kishte dokumentacion që vërteton burimin e ligjshëm të tyre. Nga veprimet hetimore dyshohet se shuma e parave është përfituar nga aktivitete të kundërligjshme. 

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit I. R. janë gjetur një armë gjahu dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe shumën e parave.