Mesazhet e ashpra ndaj SPAK, Pëllumbi: Duhet vepruar tani, disa vepra penale mund të parashkruhen

Përditësuar më: 11/5/2022, ora 20:56

Mesazhet e ashpra ndaj SPAK, Pëllumbi: Duhet vepruar tani, disa vepra penale mund të parashkruhen

Përditësuar më: 11/5/2022, ora 20:56

Sekretari organizativ i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi ishte i ftuar në emisionin Debat me Alba Alishanin ku u diskutua në lidhje me mesazhet e ashpra të kryeministrit Edi Rama në drejtim të SPAK për të përshpejtuar punën dhe për të rihapur disa nga dosjet më të rëndësishme në 30 vitet e fundit si 21 janari apo dhe Gërdeci.

Për Pëllumbin, retorika e kryeministrit Rama nuk është një cënim dhe as sulm ndaj Prokurorisë së Posaçme, por thjesht një shtysë për të vepruar më shpejt për disa nga çështjet që publiku shqiptar ka pritshmëri të larta dhe kërkon drejtësi.

Ai tha se reagimi në këtë kohë ka të bëjë me faktin se disa vepra penale mund të parashkruhen duke mos i dhënë mundësi më drejtësisë të veprojë ndaj personazheve të ndryshëm.

“Në çdo moment që do ta bënim këtë do na thonin pse tani. Më e rëndësishmja është arritja në disa kohë të tilla ku mund të bëhet parashkrimi i disa veprave dhe sistemi i drejtësisë mund të mos ketë më mundësi të merret me personazhe, ndaj të cilëve qytetarët shqiptarë kanë pritshmëri që të përballen me drejtësinë”, tha Pëllumbi.