Ndërron jetë një nga legjendat e basketbollit amerikan

Publikuar më: 11/5/2022, ora 11:18

Ndërron jetë një nga legjendat e basketbollit amerikan

Publikuar më: 11/5/2022, ora 11:18

Bob Lanier, një nga qendrat më të mira në historinë e NBA, i cili dominonte në vitet ’70 dhe në fillim të viteve ’80, ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare.

Anëtar i “Hall o Fame” që nga viti 1992, ka qenë numri 1 në draftin e vitit 1970, ka marrë pjesë në 8 ndeshje “All Star” dhe ka qenë MVP në njërën prej tyre (1974).

Karriera e tij e jashtëzakonshme ka bërë që Detroit Pistons dhe Milëaukee Bucks, ekipet ku ka luajtur në periudhën 1970-1984, të tërheqin numrin 16, që ai ka përdorur gjithmonë.

I gjatë 2,08, Lanier ka zhvilluar 959 ndeshje në NBA, duke shënuar mesatarisht 20.1 pikë për ndeshje, 10.1 topa në tabelë, 3.1 asist dhe 1.5 blloqe.

Karrierës së tij të shkëlqyer, i ka munguar vetëm suksesi në “playoff”, ku ka arritur vetëm dy herë në finalet e Konferencës së Lindjes.