Nga Ukraina, në Shkodër. Psikologia ndihmon bashkëkombësit e saj online

Përditësuar më: 11/5/2022, ora 16:07

Nga Ukraina, në Shkodër. Psikologia ndihmon bashkëkombësit e saj online

Përditësuar më: 11/5/2022, ora 16:07

Prej gati dymuajsh jeton në Shkodër pasi iu largua luftës në vendlindjen e saj. 30-vjecarja nga Ukraina, Daryna Levshenko, po jeton pranë familjes e kunatit të saj, pasi e motra është martuar me një shkodran. Edhe pse vetë bën një jetë të qetë dhe të sigurt, mendimet e saj të përditshme janë te familja e cila ndodhet në Ukraine dhe angazhohet duke ndihmuar njerëzit që kanë nevojë për ushqime dhe veshmbathje.

Por edhe pese mijëra kilometra larg, Daryna nuk ka reshtur asnjë ditë së ndihmuari popullin e saj nëpërmjet asaj që di të bëjë më mirë, këshillimin psikologjik, jo vetëm të klientëve të saj, por edhe të njerëzve që janë të frikësuar dhe që kanë pësuar humbje apo tronditje nga lufta. “Po punoj me pacientët e mi që janë në Ukrainë dhe që kanë nevojë për këshillat e mia”, tregon Daryna.

Ndërsa kur e pyet se si ndihet në Shkodër, përgjigjen e ka shumë të sinqerte dhe domethënëse. “Ndihem shumë mirë dhe shumë e sigurt në këtë vend”.

E ndërsa shpreson që lufta të përfundojë sa më shpejt, ajo shprehet se do të sjellë edhe familjarët dhe të njohurit e saj të vizitojnë Shkodrën. Për këtë, nuk ka humbur kohë, por ka filluar të mësojë edhe fjalët e para në shqip.