“Një stuhi në skenë”, por Ronela Hajati nuk ia del të shkojë në finale

Përditësuar më: 11/5/2022, ora 10:13

“Një stuhi në skenë”, por Ronela Hajati nuk ia del të shkojë në finale

Përditësuar më: 11/5/2022, ora 10:13

Çeli gjysmëfinalen e parë të Eurovizionit, por nuk ia doli të shkojë në finale.

Ronela Hajati ndezi skenën me performancën e saj në Torino të Italisë, duke shkaktuar, siç komentuesit në faqen e Eurovizionit e cilësuan “një stuhi në skenë”, duke tërhequr vëmendjen me veshjen, një kostum në ngjyrë rozë në flori dhe me trupën e baletit, 4 meshkuj dhe koreografen Klaudia Pepa.

Ronela Hajati këndoi këngën “Secret”, të shkruar dhe kompozuar prej vetë saj dhe prodhim i Marko Polos. Disa shkruan se performanca e Shqipërisë ishte legjendare, se Shqipëria ka bërë një punë shumë të mirë apo edhe se Ronela Hajati diti të bëjë “show”.

Por, duket se kaq nuk mjaftoi për të siguruar një vend në finalen e 14 majit, pasi Shqipëria, Lituania dhe Austria u skualifikuan që në gjysmëfinale.

Kalush Orkestra ndërkohë, përfaqësuesja e Ukrainës, ia doli jo vetëm të shkojë në finale, por edhe të jetë një nga favoritët për të fituar festivalin europian të këngës.

Finalja e madhe e Eurovizionit do të mbahet të shtunën e 14 majit.