Përplasen dy automjete në Lezhë, plagoset një person

Përditësuar më: 11/5/2022, ora 22:29
lezheeee

Përplasen dy automjete në Lezhë, plagoset një person

Përditësuar më: 11/5/2022, ora 22:29

Një aksident me pasojë një të plagosur ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Tiranë në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Zejmenit”.

Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:00, ku dy automjete janë përplasur ndërmjet tyre.

Për pasojë është lënduar vetëm shtetasi M.G. i cili ndodhet për mjekim në Spitalin Rajonal Lezhë.