Publikohet videoja, raketahedhësja suedeze 20 mijë dollarëshe shkatërron tankun më modern rus

Përditësuar më: 11/5/2022, ora 14:29

Publikohet videoja, raketahedhësja suedeze 20 mijë dollarëshe shkatërron tankun më modern rus

Përditësuar më: 11/5/2022, ora 14:29

Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë ka publikuar videon e momentit kur shkatërron tankun më modern të ushtrisë ruse. Lajmi për shkatërrimin e mjetit të avancuar ushtarak doli që fundjavën e kaluar, ndërsa të martën u publikuan edhe pamjet.

Sipas palës ukrainase, sulmi ndodhi në veri, pranë Kharkivit. Në pamjet e kapura me dron duket tanku rus T-90M, i cili kushton gati 5 milionë dollarë, i cili shpërthen pasi goditet me raketahedhësen suedeze “Carl Gustaf”, që kushton rreth 20 mijë dollarë.

T90M është tanku më modern rus i angazhuar në front. Ai ka një sistem automatik mbrojtje që lëshon granata tymuese kur shënjestrohet nga lazerat që pasohen nga raketat antitanke. Aktualisht, ushtria ruse ka vetëm 100 të tillë në shërbim. Humbja e tij përforcoi idenë e perëndimit se modeli nuk është efektiv në luftën moderne.