Rama: Drejtësia është e pavarur, nuk është presion të kërkosh hetimin e 21 Janarit

Përditësuar më: 11/5/2022, ora 14:03

Rama: Drejtësia është e pavarur, nuk është presion të kërkosh hetimin e 21 Janarit

Përditësuar më: 11/5/2022, ora 14:03

Kryeministri Edi Rama i kërkoi SPAK-ut që të hetojë ngjarjet e 21 janarit 2011 dhe Gërdecin, nëse janë, apo jo, siç tha ai, krime shtetërore.

Ai këmbënguli edhe një herë që drejtësia e re është e pavarur dhe se ai dhe PS-ja nuk po i bën presion. “Po të mos ishte e pavarur nuk do të ishin sot prapa hekurave ish-ministra, ish-kryebashkiakë e ish-drejtorë të lidhur me partinë në pushtet”, tha Rama.

“Kjo drejtësi e pavarur duhet të çlirohet nga çdo frikë e së kaluarës, e më në fund të hetohet 21 Janari, të hetohet deri në fund nëse është apo nuk është krim shtetëror, i cili nuk parashkruhet. Të hetohet Gërdeci, janë dhjetëra të vrarë e qindra të plagosur, të hetohen disa skandale të mëdha financiare, korruptive… Çfarë presioni është ky, çfarë ngutje është kjo? Sot jemi në fund të vitit të tretë të SPAK dhe nuk kemi folur. E dini shumë mirë çfarë furie balte hidhet mbi mua çdo 21 janar dhe unë i mirëkuptoj, duke përqeshur drejtësinë e re, njerëz të cilët kanë qenë mbështetës së saj”.