Siguria në Europë, Borrell pret liderët e rajonit

Përditësuar më: 11/5/2022, ora 12:57
BORREL LIDERET E RAJONIT frame 527 1280x720

Siguria në Europë, Borrell pret liderët e rajonit

Përditësuar më: 11/5/2022, ora 12:57

Çështja e sigurisë në Europë, në kontekstin e luftës ruse në Ukrainë, pritet të jetë në krye te agjendës, në darkën joformale që shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josef Borrell, do të mbajë sot me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Tradita e një takimi të tillë ishte nisur nga paraardhësja e Borrellit, Federica Mogherini, për të diskutuar për të ardhmen dhe sfidat kryesore te rajonit. Pjesëmarrjen në darkën e zhvilluar në Bruksel e kanë konfirmuar: kryeministri shqiptar Edi Rama, Ministrja e Jashtme dhe e Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, dhe kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Zoran Tegeltija.

Para darkës joformale, të gjithë pjesëmarrësit do të zhvillojnë bisedime të shkurtra dypalëshe me shefin e diplomacisë së bllokut evropian, Josep Borrell.