Sulmet ndaj SPAK, Çipa: Rama po ndryshon qasje për shkak të rikthimit të Berishës dhe Metës

Përditësuar më: 12/5/2022, ora 11:48

Sulmet ndaj SPAK, Çipa: Rama po ndryshon qasje për shkak të rikthimit të Berishës dhe Metës

Përditësuar më: 12/5/2022, ora 11:48

Sulmet e fundit në drejtim të SPAK dhe institucioneve të tjera të reja të drejtësisë, gazetari Aleksandër Çipa i sheh si një moment të ri në marrëdhëniet mes dy kampeve politikbërës.

Sipas Çipës, kryeministri Rama po ndryshon qasje edhe për shkak të rikthimit në arenën e përballjes politike të Sali Berishës dhe Ilir Metës.

“Mendoj se është një moment i një marrëdhënieje fushateske mes dy kampeve politikbërës, mes mazhorancës që po zgjedhje presidentin dhe opozitës që është e fragmentizuar. Mendoj se është një moment i ri i vetë shumicës. Mendoj se është nevoja për të rikthyer, qoftë dhe si imazh, një proces të kryer të sistemit të ri të drejtësisë, përsa i përket perceptimit sundues që ka pasur opinioni dhe raportet me ndërkombëtarët për krimet pa ndëshkim në Shqipëri.

Jemi para një momenti ku status quo-ja e krijuar në nivelet e larta të politikbërjes, rikthimi me pretendimin për të qenë kryetar i opozitarizmit, përkatësisht Berisha, si një njeri i anatemuar pas aktit të shpalljes non grata dhe presidentit Meta që e mbyll mandatin. Që potencialisht janë dy kapacitete të përballjes së fuqishme, është një moment i ri i ritensionimit të Ramës për të ndryshuar qasjen e politikbërjes dhe qeverisjes në raport me 9 vitet e qeverisjes”, u shpreh Çipa.