Treg i mbyllur padrejtësisht, vajzat po përpiqen të balancojnë peshoren në të drejtën për punësim

Përditësuar më: 11/5/2022, ora 20:06

Treg i mbyllur padrejtësisht, vajzat po përpiqen të balancojnë peshoren në të drejtën për punësim

Përditësuar më: 11/5/2022, ora 20:06

Besimplotë se tregu i punës nuk do të mbyllet në mënyrë të padrejtë është edhe Julia, një nxënëse e re që studion për programim.

Optimizmi se tanimë tregu nuk bën më diferenca gjinore ka shtyrë shumë vajza që të studiojnë në profile që deri para pak vitesh cilësoheshin si “profesione djemsh”.

Thyerja e kësaj tabuje po ndikohet edhe nga nevoja emergjente e sipërmarrjeve për punonjës. Dhe kjo problematikë nuk vihet re vetëm në Shqipëri në fakt.

Megjithatë realiteti i ditëve të sotme në tregun e punës nuk është edhe aq i barabartë. Nevoja për ndryshim vijon të mbesë prezentë.

Në Shqipëri, sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, papunësia te vajzat është më e lartë se djemtë. Hendeku vihet re gjithashtu edhe te pagat, ku për të njëjtin profil pune, burrat paguhen më shumë se gratë.