Zelenski dekoron Patronin, qenin hero të Ukrainës

Përditësuar më: 11/5/2022, ora 11:42

Zelenski dekoron Patronin, qenin hero të Ukrainës

Përditësuar më: 11/5/2022, ora 11:42

Presidenti Volodymyr Zelensky ka dekoruar Patronin, për punën e tij të shkëlqyer në zbulimin e minave tokësore dhe gjithashtu në edukimin e fëmijëve për rreziqet që vijnë nga eksplozivët.

Bëhet fjalë për një qen, racë “Jack Russell Terrier”, që sipas Zelenskyt aktualisht ka “një nga detyrat më të rëndësishme”, veçanërisht duke pasur parasysh sasinë e minave të gjetura dhe të shpërndara në të gjithë vendin.

Patroni është bërë një simbol patriotik për Kievin, me shumë ndjekës në rrjetet sociale dhe burim frymëzimi i veprave artistike, karikaturave, madje edhe lodrave, veshjeve dhe aksesorëve.

Zelensky e dekoroi atë të dielën, pasi kishte zbuluar më shumë se 200 eksplozivë që nga pushtimi i Rusisë, më 24 shkurt. Qeni e mori çmimin gjatë një konference për shtyp me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau, i cili bëri një vizitë të papritur në Ukrainë të dielën dhe vizitoi qytetin e Irpinit, i cili u dëmtua rëndë gjatë përpjekjes së Kremlinit për të pushtuar Kievin.