Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Zelensky: Dëshira për të diskutuar me Rusinë zbehet me çdo masakër të re

Nga A2 CNN
11 Maj 2022, 18:27 | Bota
Zelensky: Dëshira për të diskutuar me Rusinë zbehet me

Presidenti Volodymyr Zelensky tha se Ukraina po humbet vullnetin për të negociuar me Rusinë, duke pasur parasysh mizoritë e kryera nga ushtria e Moskës në vendin e tij.

Në një takim online me studentët e Institutit të Shkencave Politike në Paris, Zelensky u shpreh se Ukraina është e gatshme për negociata me Rusinë, por masakrat ruse po i pengojnë ato.

“Ne jemi të gatshëm të ecim përpara me negociatat. Me çdo Bucha të re, me çdo Mariupol të ri, me çdo qytet të ri ku ka dhjetëra viktima dhe mizori të të gjitha llojeve, dëshira dhe mundësia për të negociuar zhduket, si dhe mundësia për të gjetur një zgjidhje diplomatike", deklaroi presidenti Zelensky.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu