2,7 milionë euro, Spezia gati të blejë Rey Manaj

Përditësuar më: 12/5/2022, ora 16:59
rey manaj 1280x720

2,7 milionë euro, Spezia gati të blejë Rey Manaj

Përditësuar më: 12/5/2022, ora 16:59

Rey Manaj ka bindur në sezonin e tij të parë në Serie A. Gjatë 12 muajve të fundit, ku ka luajtur i huazuar te Spezia nga Barcelona, sulmuesi shqiptar konfirmoi kualitetin dhe kjo ka bërë që klubi italian të mendojnë ta blejë përfundimisht kartonin.

Manaj ka shënuar 5 gola në këtë edicion të elitës së futbollit italian, por e ka ndihmuar skuadrën edhe me lojën e tij fizike.

Sipas Gazzetta dello Sport, Spezia është gati të paguajë 2,7 milionë euro, për ta blerë përfundimisht futbollistin në pronësi të Barcelonës. Negociatat do të nisin sapo skuadra të sigurojë mbijetesën në elitë.