Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Anëtarësimi në KiE, Rama: Na vjen keq për Serbinë, por mbështesim Kosovën

Nga A2 CNN
12 Maj 2022, 13:06 | Ballkani
Anëtarësimi në KiE, Rama: Na vjen keq për Serbinë, por

Shqipëria do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, pavarësisht kushtëzimit serb. Kështu deklaroi kryeministri Rama pas takimit informal me liderët e rajonit të zhvilluar në Bruksel.

“Jemi shumë të qartë, nuk kemi asnjë ekuivok. Jemi në mbështetje absolute të Kosovës në çdo hap. Por kemi qasje komplet tjetër kur vjen puna te normalizimi i marrëdhënieve hap pas hapi, në aspektin ekonomik, të lëvizjes me Serbinë, paralelisht me betejën diplomatike për dialog, sepse besojmë se kjo është rruga. Nga ana tjetër, respektojmë plotësisht zgjedhjen e bërë nnga organet legjitime të Kosovës që kanë qasje krejt tjetër”, tha Rama.

https://a2news.com/2022/05/12/kosova-aplikon-per-ne-kie-basha-hapi-tjeter-anetaresimi-ne-nato/

“Por kur vjen puna te demarshet e Kosovës në arenën ndërkombëtare, jemi 100% me Kosovën, Serbia sigurisht është në të drejtën e vet të mendojë krejt ndryshe. Na vjen keq për Serbinë në këtë hap, por ne mbështesim Kosovën”.

Rama foli edhe për nismën e Ballkanit të Hapur dhe tha se pret që shumë shpejt asaj t’i bashkohet edhe Mali i Zi, tashmë me një kryeministër shqiptar, Dritan Abazoviç. “Është çështje kohe që do të na bashkohen të gjithë, sepse nuk ka ku shkon më. Sigurisht është humbje kohe për ata që refuzojnë të bashkohen, por ne nuk kemi kohë për të humbur”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë