Dita e Infermierit, në Korçë studentët me sytë jashtë vendit

Përditësuar më: 12/5/2022, ora 15:22

Dita e Infermierit, në Korçë studentët me sytë jashtë vendit

Përditësuar më: 12/5/2022, ora 15:22

Studentë të departamentit të Infermierisë në universitetin Fan Noli të Korçës, kanë marshuar në Ditën e Infermierit, duke improvizuar ndihmën e parë në rrugë si dhe duke kryer matje dhe shërbime ambulante për të moshuarit.

Thuajse secili prej studentëve ndihet i lumtur me degën që ka zgjedhur, por e ardhmja për ta duket e pasigurt në vendin e tyre. Paga dhe infrastruktura në spitale, janë dy problemet që sipas tyre i shtyjnë të largohen jashtë vendit.

 “Të gjithë studentët duan të largohen. Paga është e para, besoj se do të iki”, thonë shume prej tyre.  

Edhe ata më optimistët, duket se kanë si as nën mëngë largimin nga vendi.

“Vend për ndryshime ka në infrastrukturë dhe pagë. Dua edhe unë të qëndroj në vendin tim, por pa këto ndryshime do të jem i detyruar të shkoj edhe unë jashtë si shokët e mi”, shton një student.

Në kuadër të Ditës së Infermierit, studentët e Infermierisë në Korçë kanë dhuruar edhe gjak për spitalin rajonal.