“Dita jonë” kujton Rami Malek

Përditësuar më: 12/5/2022, ora 10:00

“Dita jonë” kujton Rami Malek

Përditësuar më: 12/5/2022, ora 10:00

Rami Said Malek është një aktor amerikan i lindur në Los Anxhelos. Rami është egjiptian nga origjina dhe ka një vëlla binjak të quajtur Sami Malek, i cili punon si mësues. Debutimi në botën e kinemasë erdhi në moshën 25-vjeçare, kur ai interpretoi Faraonin Akmenra te “Një natë në muze”.

Viti 2018 është viti i kthesës në karrierën e Rami Malek. Aktori interpretoi këngëtarin legjendar, Freddie Mercury. Falë interpretimit të tij, fitoi Çmimin “Golden Globe” për aktorin më të mirë dhe ëndrrën e çdo aktori, statujën e çmimit Oskar. “Si fëmijë, kam kaluar shumë kohë vetëm, duke krijuar personazhe e zëra në dhomën time dhe mendova me vete: ose do të çmendem, ose do të gjej diçka për të kanalizuar këtë energji”, shprehej Rami Malek.