Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Kosova aplikon për në KiE, reagon Kurti: Jemi vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor

Nga A2 CNN
12 Maj 2022, 16:50 | Kosova
Kosova aplikon për në KiE, reagon Kurti: Jemi vendi më demokratik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se vendi i tij është më demokratiku në Ballkanin Perëndimor, teksa njoftoi aplikimin për në Këshillin e Europës.

“Në mbledhjen e sotme të Qeverisë miratuam nismën për anëtarësimin e Republikës sonë në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare, ndërkaq pak kohë më pas dorëzuam edhe aplikimin për anëtarësim. Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor, ku të drejtat dhe liritë e njeriut janë të garantuara me Kushtetutë dhe ligj. Liria e shprehjes dhe medies çdo herë e më shumë po shënon përmirësim. Luftimi i korrupsionit është i pakompromis. Reforma në sundimin e ligjit prioritet.

Anëtarësimi në Këshillin e Evropës është vlerë e shtuar për Këshillin dhe mundësi për Kosovën që të përparojë edhe më shumë në fushën e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit”, tha Kurti në një status në Facebook.

https://a2news.com/2022/05/12/anetaresimi-ne-kie-rama-na-vjen-keq-per-serbine-por-mbeshtesim-kosoven/
https://a2news.com/2022/05/12/vucic-mbledh-keshillin-e-sigurise-pas-aplikimit-te-kosoves-ne-kie-pergjigjemi-ashper/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani