Makina përplas 14-vjeçarin, drejtuesi largohet nga vendngjarja

Përditësuar më: 12/5/2022, ora 22:47
aksident naten ne tepelene 1280x720

Makina përplas 14-vjeçarin, drejtuesi largohet nga vendngjarja

Përditësuar më: 12/5/2022, ora 22:47

Një aksident me pasojë plagosjen e një të mituri 14-vjeçar ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Këlcyrë.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:50, në rrugën rurale të fshatit Gur, ku mjeti tip “Opel”, me drejtues shtetasin K. J., 30 vjeç, banues në fshatin Gur, ka aksidentuar shtetasin Y. Sh., 14 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, 14-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin e Këlcyrës, aty ku po merr ndihmën mjekësore dhe nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të qëndrueshme. Ndërkohë, bëhet e ditur se drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes.