Nesër nisin negociatat për presidentin e ri, Balla: Propozimet nga Berisha nuk vlejnë

Përditësuar më: 12/5/2022, ora 18:19
11 MAJ 2022 BALLA frame 4639 1280x720

Nesër nisin negociatat për presidentin e ri, Balla: Propozimet nga Berisha nuk vlejnë

Përditësuar më: 12/5/2022, ora 18:19

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin në prag të nisjes së negociatave për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, se propozimet nga Sali Berisha dhe grupimi i tij nuk do të pranohen.

Sipas Ballës, Partia Socialiste e ka shprehur që në fillim dëshirën e saj për të zgjedhur një president të të gjithë shqiptarëve.

“Kush propozohet nga Sali Berisha nuk vlen. Edhe zotërinjtë që përmendni, janë propozuar nga bota e përtejme dhe nuk vlejnë. Nesër do kemi takime me dy grupet parlamentare. Shpresojmë se dhe grupi i PD-së t’i përgjigjet pozitivisht thirrjes tonë që të diskutojmë për emrat për President. Sot ishte shembulli i një vendimmarrje që brenda propozimi ishte emri i Sali Berishës.

Dhe për Presidentin është e njëjta gjë. Nuk pranojmë asnjë propozim nga Berisha apo persona të përfshirë në lëvizjen e tij. Unë po flisja për bisedime dhe negociata me opozitën. Partia Socialiste ka qenë i qartë në një dëshirë tonën për të zgjedhur një President për të gjithë shqiptarët. Presidenti i ri të ketë një votë mbështetëse sa më të madhe. Ne kemi përcaktuar ku synojmë, kush janë fushat ku mund të vijë personi, zotëria ose zonja që përmbush pritshmëritë”, tha mes të tjerash Taulant Balla.