Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

"Na duhet një sforcim i fundit", pas fitores së Kupës, Inzaghi kthen sytë nga titulli kampion

Nga A2 CNN
12 Maj 2022, 08:29 | Futboll
"Na duhet një sforcim i fundit", pas fitores së Kupës,

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, nuk e fshehu aspak kënaqësinë që djemtë e tij i dhanë me fitoren e Kupës së Italisë.

Zikaltërit rikthejnë në Milano dy trofe që mungonin prej kohësh, si Kupa dhe Superkupa.

https://a2news.com/2022/05/12/u-terbua-dhe-u-ndeshkua-me-te-kuq-allegri-shpjegon-cfare-ndodhi-ne-stol/

“Kemi luajtur të përqendruar dhe kemi fituar me meritë, duke i dhënë klubit dy trofe që mungonin prej vitesh. I gjithë ky sukses i dedikohet grupit, që është vënë në dispozicion tim dhe të stafit, duke na ndjekur dhe besuar deri në fund. Pa grup nuk fiton dot trofe dhe te ky Inter kontribuojnë të gjithë, përfshi edhe ata që erdhën nga stoli, apo ata që nuk luajtën”, tha Inzaghi.

Më tej, trajneri i Interit i ktheu sytë nga trofeu i kampionatit: “Tani të festojmë dhe nga nesër nisim të mendojmë për Cagliari. Jemi bashkë që prej 5 korrikut dhe kemi luajtur shumë ndeshje, por tani na pret një sforcim i fundit, me shpresën që të na shpërblehet me titullin kampion”.

https://a2news.com/2022/05/11/interi-fiton-kupen-e-italise-permbysje-e-cmendur-ndaj-juves/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani