Përplasi çiftin me fëmijën 3-muajsh, jepet masa e sigurisë për Ajas Sulejmanin

Përditësuar më: 12/5/2022, ora 11:32
gclass 1280x720

Përplasi çiftin me fëmijën 3-muajsh, jepet masa e sigurisë për Ajas Sulejmanin

Përditësuar më: 12/5/2022, ora 11:32

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Ajas Sulejmanin, shoferin e automjetit që aksidentoi tre anëtarët e një familjeje, të dielën në Tiranë.

Pas arrestimit, shoferi që aksidentoi një çift bashkëshortësh dhe foshnjën e tyre 3-muajsh, ka pretenduar se po ecte me 40 km/h dhe se nuk i kanë mbajtur frenat.

Prokuroria e Tiranës i kërkoi gjykatës lënien e tij në burg për tri akuza penale, kërkesë që u pranua sot.

Në aksidentin e së dielës mbetën të plagosur dy bashkëshortët e familjes Konomi dhe foshnja e tyre 3-muajshe, të cilët po kalonin rrugën në vijat e bardha. Pasi përplasi tre familjarët duke u futur me të kuqe në semafor, Ajas Suljemani u largua nga vendi i ngjarjes dhe u arrestua disa orë më vonë në një spital privat.