Piloti u ndje keq gjatë fluturimit, pasagjeri merr fatet në dorë

Përditësuar më: 12/5/2022, ora 15:20
avioni 1280x720

Piloti u ndje keq gjatë fluturimit, pasagjeri merr fatet në dorë

Përditësuar më: 12/5/2022, ora 15:20

Një pasagjer ka arritur që të ulë me sukses një avion të vogël, pasi piloti u ndje keq gjatë fluturimit.

Pavarësisht se nuk kishte fare eksperiencë në pilotim, pasagjeri arriti t’ia dalë mbanë falë ndihmës me radio të një kontrollori ajror dhe një instruktori që po priste në tokë.

“Kam një problem këtu. Pilotit i ka rënë të fikët dhe unë nuk di si të ngas avionin. Nuk e di se ku jam, mund të shoh bregun e Floridës përpara meje”, dëgjohet në radio pasagjeri.

“Ndiq bregun se të gjejmë ne”, ishte përgjigjja e kontrollorit, i cili e ndihmoi pasagjerin që të shkonte në Aeroportin e Palm Beach, ku e priste një instruktor për procesin e uljes.