Publikohet videoja, ushtarët rusë vrasin dy civilë me gjakftohtësi

Përditësuar më: 13/5/2022, ora 10:53

Publikohet videoja, ushtarët rusë vrasin dy civilë me gjakftohtësi

Përditësuar më: 13/5/2022, ora 10:53

Ky është shembulli i gjallë i një krimi të mundshëm lufte nga forcat ruse. Një shembull që bota ende nuk e kishte parë. Ushtarët rusë qëllojnë dy qytetarë pas shpine. CNN ka siguruar nje video të filmuar nga kamerat e sigurisë pranë një biznesi përgjatë autostradës kryesore drejt Kievit.

Videoja është realizuar në fillim të luftës teksa rusët përpiqeshin të avanconin drejt kryeqytetit. Beteja përgjatë kësaj rruge ka qenë padyshim e ashpër, por ajo që ndodhi jashtë këtij biznesi nuk ishte një përleshje mes ushtarësh, por vrasja në gjakftohtësi e personave të paarmatosur nga trupat e Moskës.

Ushtarët bëhen gati të hyjnë brenda ambientit, ku dy burra ukrainas i dalin përpara. CNN që ka gjurmuar identitetet e tyre, thotë se njëri është pronari i biznesit dhe tjetri, personi i punësuar për ta ruajtur atë.

“Emri i babait tim është Leonid Oleksioviç Plyats”, thotë vajza e tij Julia. Ajo dëshironte që bota ta dinte emrin e tij dhe atë që rusët i kishin bërë. Video tregon se si ushtarët i afrohen dhe kontrollojnë trupat e 2 burrave para se këta të fundit të largohen.

Asnjëri nuk dyshon atë që do të ndodhë me vonë. Dy qytetarët shfaqen teksa ecin në hije drejt kamerës. Pas tyre janë ushtarë, dhe vetëm pas disa hapash, vërehen trupat që bien përdhe. Pluhur ngrihet nga plumbat që prekin dyshemenë… Ushtarët kishin hapur zjarr. Disa minuta më vonë… roja, Leonidi, arrin të ngrihet me vështirësi dhe hyn brenda për te telefonuar për ndihmë një të njohur në zonë.

“Ndjemë përgjegjësi të madhe, E dimë së duhet të shkonim pasi ai kishte nevojë për ndihmë. Ai ishte ende gjallë”, tregon ai.

Gjatë telefonatës roja u kishte shpjeguar se ushtarët i kishin kërkuar të identifikoheshin, cigare dhe ishin larguar parase ti qëllonin pas shpine. Por kur ndihma mbërriti tek Leonidi, ai kishte humbur një sasi të madhe gjaku dhe nuk mundi të mbijetonte.