Rama për rrëzimin e rezolutës për Srebrenicën: Do ta mësoni se ishte një lojë e ulët

Përditësuar më: 12/5/2022, ora 18:36
SINK RAMA PER PRESIDENTIN frame 1533 1280x720 1 1280x720

Rama për rrëzimin e rezolutës për Srebrenicën: Do ta mësoni se ishte një lojë e ulët

Përditësuar më: 12/5/2022, ora 18:36

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me rrëzimin në Kuvend të një rezolute të propozuar nga opozita për dënimin e gjenocidit të ish-Jugosllavisë në Srebrenicë ku humbën jetën mbi 8000 civilë.

Sipas kreut të qeverisë, të gjithë ata që do të lexojnë tekstin e rezolutës do ta mësojnë se bëhet fjalë për një lojë të ulët.

“Ata që hidhen përpjetë për gjoja dështimin e një rezolute mbi Srebrenicën në parlamentin shqiptar, si fillim duhet të pyesin po ç’ne kjo rezolutë sot, pse, me ç’rast? Pastaj duhet të informohen mbi tekstin në fjalë dhe në fund duhet ta mësojnë se ajo s’ishte rezolutë po lojë e ulët.

Lojë e ulët e një të shpalluri nga SHBA si i korruptuar dhe minues i demokracisë, që njihet botërisht edhe si thyerësi i embargos ndaj Sllobodan Millosheviçit dhe që kapet deri edhe pas kockave të viktimave të kasapit të Beogradit, për t’u ringjallur nga varri i tij politik!

Keqardhje për ata që pa e pasur idenë fare të kësaj loje të ulët, ndjehet gabimisht të lënduar dhe neveri për ata që i shkojnë pas avazit të një të damkosuri si katran me bojë, po Srebrenica nuk mund të jetë letër për bojën e katranit të Shqipërisë!”, shkruan Rama.