Regjistrohet rasti i parë i COVID në Korenë e Veriut, vendi në karantinë totale

Përditësuar më: 12/5/2022, ora 12:05
https   cdn.cnn .com cnnnext dam assets 220511202457 01 north korea coronavirus

Regjistrohet rasti i parë i COVID në Korenë e Veriut, vendi në karantinë totale

Përditësuar më: 12/5/2022, ora 12:05

Ishte një nga vendet e pakta në botë, ndoshta i vetmi në qoftë se përjashtohen disa ishuj të vegjël, ku zyrtarisht nuk kishte asnjë rast nga COVID-19 i shndërruar në pandemi për gjithë botën.

Por ditën e djeshme regjimi i Penianit ka izoluar edhe më shumë vendin për shkak të një rasti të lokalizuar pikërisht në kryeqytet, që me shumë gjasa i përket variantit Omicron.

Lideri Kim Jong Un ka urdhëruar karantinën në çdo qytet të vendit, duke mbyllur totalisht kufijtë dhe duke organizuar çdo aktivitet ekonomik në mënyrë që çdo njësi të jetë e izoluar, në tentativë për të shmangur përhapjen.

Regjimi i Penianit ka izoluar edhe më shumë vendin për shkak të një rasti të lokalizuar në kryeqytet, që me shumë gjasa i përket variantit Omicron

Koreja e Jugut ka ofruar asistencë, por për momentin është refuzuar nga regjimi komunist, i cili gjithsesi deri më tani nuk ka pranuar asnjë nga vaksinat perëndimore, madje as ato kineze të ofruara falas nga OBSH dhe mekanizmi COVAX.      

Autoritetet koreano-veriore muaj më parë zbardhën eksperimentet mbi një vaksine autoktone, por nuk dihet nëse janë arritur rezultate të kënaqshme.

Sistemi shëndetësor në vend raportohet si në kolaps të plotë, të paktën jashtë kryeqytetit, nga dekada izolimi dhe nga pamundësia për të importuar teknologji bashkëkohore.