“Rritet rreziku i përplasjes Rusi-NATO dhe i një lufte bërthamore”

Përditësuar më: 12/5/2022, ora 22:12
Medvevev y 1280x720

“Rritet rreziku i përplasjes Rusi-NATO dhe i një lufte bërthamore”

Përditësuar më: 12/5/2022, ora 22:12

Zyrtarët rusë i rikthehen sërish deklaratave tepër të rrezikshme se një zgjerim i mëtejshëm i konfliktit dhe përdorimi i armëve bërthamore është i mundur.

Në një reagim të fundit, nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus Dmitry Medvedev dha se furnizimi i Ukrainës me armë nga vendet e NATO-s, trajnimi i trupave të saj në përdorimin e pajisjeve perëndimore, vendosja e mercenarëve dhe mbajtja e stërvitjeve kufitare rrit mundësinë e një konflikti të hapur dhe të drejtpërdrejtë midis Rusisë dhe NATO-s.

Sipas Medvedev, një konflikt i tillë gjithmonë ka rrezik të shndërrohet në një luftë totale bërthamore, e cila do të ishte një skenar katastrofik për të gjithë.