Sulmet politike ndaj SPAK, Kraja në KLP: Presionet jashtë nesh, nuk ndjejmë intimidim

Përditësuar më: 12/5/2022, ora 19:59

Sulmet politike ndaj SPAK, Kraja në KLP: Presionet jashtë nesh, nuk ndjejmë intimidim

Përditësuar më: 12/5/2022, ora 19:59

Kreu i SPAK, Arben Kraja, hodhi poshtë akuzat publike të kreut të qeverisë për njëanshmëri apo zvarritje të hetimeve nga Prokuroria e Posaçme.

Nga tryeza e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku paraqiti raportin vjetor 2021, Kraja tha se presionet e jashtme nuk janë shqetësim për SPAK.

“Dua të them që të gjithë prokurorët e SPAK dhe trupa e BKH janë të ndërgjegjshëm që punojnë në një institucion të rëndësishëm dhe që merren me hetime të rëndësishme të personazheve të botës së krimit, por edhe administratës dhe persona me pushtet. Pa diskutim do të ketë opinione, do të ketë presione. E dinim këtë, por janë jashtë nesh të gjitha. E rëndësishme për ne është të jemi korrektë me zbatimin e ligjit. Kemi bërë një mbledhje. Ju kam thënë gjithë trupës së prokurorëve, vazhdoni punën, vlerësoni provat, zbatoni ligjin”, tha Kraja.

Ndonëse lavdëroi punën e deritanishme të agjentëve të BKH, Kraja përmendi një problematikë, sipas tij konceptuale, mes SPAK dhe drejtueses së BKH, Aida Hajnaj.

Gjatë raportimit Kraja theksoi dyfishimin e skuadrave të përbashkëta hetimore, që sipas tij tregon besimin e partnerëve të huaj në SPAK.