Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

U tërbua dhe u ndëshkua me të kuq, Allegri shpjegon çfarë ndodhi në stol

Nga A2 CNN
12 Maj 2022, 08:20 | Futboll
U tërbua dhe u ndëshkua me të kuq, Allegri shpjegon

Tekniku i Juventusit, Massimiliano Allegri, nuk i përmbajti dot nervat pas golit të katërt të Interit dhe arbitri Valeri nuk ngurroi t’i tregojë kartonin e kuq.

Pas ndeshjes, trajneri italian shpjegoi gjithë situatën e ndodhur: “Një person nga pankina e Interit më shkeli dhe u nervozova e reagova keq, ndaj kartoni i kuq ishte i drejtë. Më vjen keq për humbjen, pasi bëmë një ndeshje shumë të mirë, por duhet ta harrojmë sa më shpejt dhe të shohim përpara”.

“Bravo Interi për fitoren, por edhe Valeri për arbitrimin. Ndeshje të tilla janë të vështira, por ai vendosi drejt dhe me autoritet. Ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse të minimizojmë diferencën me Interin, që është dukshëm më i fortë”, deklaroi trajneri bardhezi.

https://a2news.com/2022/05/11/interi-fiton-kupen-e-italise-permbysje-e-cmendur-ndaj-juves/

A2 CNN Livestream

Dita jonë