Vendimi ekstrem i talebanëve, ndajnë burrat nga gratë në jetën publike

Përditësuar më: 12/5/2022, ora 19:28

Vendimi ekstrem i talebanëve, ndajnë burrat nga gratë në jetën publike

Përditësuar më: 12/5/2022, ora 19:28

Talebanët vijojnë të marrin vendime ekstreme ndaj të drejtave të grave. Së fundmi, talebanët në Afganistan kanë ndaluar burrat dhe gratë të ulen së bashku në restorante. Po ashtu, ata kanë urdhëruar që parqet të jetë të hapura në ditë të caktuara për burrat dhe për gratë dhe asnjëherë së bashku.

Grave u është ndaluar të marrin leje drejtimi për automjetet dhe po ashtu të mbulojnë të gjithë trupin e tyre në qytetin perëndimor të Heratit, i cili është i treti më i madh në Afganistan.

Daily Mail shkruan se me vendimet e fundit, talebanët janë duke thyer premtimet që thanë pasi morën sundimin e vendit.

Një grua afgane, e cila nuk ka pranuar të identifikohej, ka thënë se menaxheri i një restoranti i kishte thënë asaj dhe bashkëshortit të saj që të uleshin në tavolina të ndara të mërkurën në Herat. Menaxheri i restorantit konfirmoi se kishte marrë urdhrin nga ministria përkatëse. “Ne duhet ta zbatojmë këtë vendim, por kjo ka një ndikim shumë negativ në biznesin tonë”, tha ai.

“Ne i lejojmë gratë të vizitojnë parqet publike ditën e enjte, të premten dhe të shtunën. Në ditët e tjera janë burrat ata që mund të përdorin parqet për t’u çlodhur apo për t’u stërvitur”, tha një zyrtar lokal.