Votimi i emigrantëve, Vurmo: Duhen krijuar modalitetet që diaspora të hedhë votën e saj

Përditësuar më: 12/5/2022, ora 21:59

Votimi i emigrantëve, Vurmo: Duhen krijuar modalitetet që diaspora të hedhë votën e saj

Përditësuar më: 12/5/2022, ora 21:59

Në emisionin Absolut 4 me Blendi Salajn u diskutuan dhe në lidhje me gjetjet e anketimit të IDM për votën e emigrantëve, një premtim ky i çdo mazhorance, por që asnjëherë nuk është realizuar.

Sipas Gjergji Vurmos, tashmë ka ardhur kohë që të realizohet votimi i diasporës shqiptare. Në gjetjet e anketës, studiuesi nënvizon se shqiptarët jashtë vendit mbështesin votimin me elektronikë, duke e konsideruar atë si më të sigurtin.

“Nuk ka asnjë dyshim se 2/3 e shqiptarëve mendojnë që vota e diasporës është një drejtë e mohuar prej kohësh dhe është koha që të realizohet. Për të krijuar një modalitet që diaspora të hedh votën e vet për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur. Alternativat për të realizuar votën e diasporës ka qenë me postë, në përfaqësitë diplomatike, votimi elektronik dhe një numër i caktuar t’i lihet diasporës që të kenë përfaqësuesit e tyre sipas një ndarje gjeografike aty ku janë emigrantët shqiptarë. Kjo gjë do të kërkojë një studim. Ajo që ka marrë më shumë mbështetje ka qenë votimi elektronik, pasi shihet si një modalitet votimi më pak i manipulueshëm”, tha Vurmo.