Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Vucic mbledh Këshillin e Sigurisë pas aplikimit të Kosovës në KIE: Përgjigjemi ashpër

Nga A2 CNN
12 Maj 2022, 14:37 | Kosova
Vucic mbledh Këshillin e Sigurisë pas aplikimit të Kosovës

Serbia reagon ashpër ndaj Kosovës pas aplikimit të saj për anëtarësim në Këshillin e Europës. “Do të përgjigjemi ashpër”, tha presidenti Aleksandër Vuçiç, I cili caktoi një mbledhje urgjente të këshillit të sigurisë kombëtare për nesër në orën 11. Gjithashtu akuzoi Kosovën se ka shkelur marrëveshjen e Uashingtonit si dhe rezolutën 12 44.

https://a2news.com/2022/05/12/a-eshte-serbia-masha-e-rusise-ne-ballkan/?fbclid=IwAR332rzkPZIY3JIxQhx6Fu-lM6ewhIANUzCWTYj3iQnvQLkVuUpSnq6HuDU

 “Ata e shkelën brutalisht dhe e shkelën, nuk shqetësohen për asgjë, pas 10 vitesh nëpërkëmbje të marrëveshjeve të Brukselit, tani kanë shkelur marrëveshjen e Uashingtonit dhe Rezoluta 1244 nuk është respektuar kurrë. Ne na takon të mos biem në urrejtje, por të japim një përgjigje të fortë dhe në përputhje me rrethanat kam caktuar një seancë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare”, deklaroi Vucic.

https://a2news.com/2022/05/12/keshilli-i-europes-kosova-pritet-te-aplikoje-per-anetaresim/

Presidenti serb shtoi se “ në javët në vijim do të bëjmë çmos për të luftuar dhe mbrojtur vendin tonë. Ju e dini se ata janë shumë më të fortë, e kam fjalën për mentorët e tyre, ata që i kanë lindur. Është e qartë për ju se vendet kryesore perëndimore po e udhëheqin këtë lojë dhe ne jemi një vend i vogël dhe i lirë që po përpiqet të ruajë sovranitetin e tij. Jeta është një luftë dhe ne do të luftojmë, nuk ka tërheqje, nuk ka dorëzim dhe nuk ka shmangie të shantazheve dhe ultimatumeve. Ata do të bëjnë gjithçka për të njohur pavarësinë e të ashtuquajturës Kosovë dhe neve na takon ta mbrojmë vendin tonë”.

https://a2news.com/2022/05/12/anetaresimi-ne-kie-rama-na-vjen-keq-per-serbine-por-mbeshtesim-kosoven/

A2 CNN Livestream

Dita jonë