Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Zhdukja” e biletave, Feyenoord ankohet tek UEFA

Nga A2 CNN
12 Maj 2022, 08:12 | Futboll
“Zhdukja” e biletave, Feyenoord ankohet tek UEFA

Finalja e Conference League në Tiranë, e programuar për më 25 maj, do të jetë një makth i vërtetë për tifozët e Romës apo Feyenoord.

Kjo për shkak të numrit të vogël të biletave që dy skuadrat kanë siguruar në prag të sfidës. Holandezët kishin kërkuar menjëherë sqarime pranë UEFA-s lidhur me gjithë situatën e krijuar, ndërsa qeveria e futbollit europian theksoi se shitja e 8500 biletave në dispozicion u bë për 2 orë.

Feyenoord kishte kërkuar dhe rikthimin e procedurës së shitjes, por agjenda e UEFA-s nuk sheh asnjë mundësi për ta zbatuar këtë. Sipas UEFA-s, 89% e biletave shkuan për blerësit shqiptarë dhe 11% për blerësit nga 20 vendet e tjera.

https://a2news.com/video/finalja-e-conference-league-biletat-e-uefa-shiten-ne-vetem-3-ore/

A2 CNN Livestream

Dita jonë