Aplikimi i Kosovës në KiE, Vuçiç kryeson mbledhjen e këshillit të sigurisë kombëtare

Përditësuar më: 13/5/2022, ora 14:11
MB SERBIA KESHILLI I SIGURISE frame 406 1280x720

Aplikimi i Kosovës në KiE, Vuçiç kryeson mbledhjen e këshillit të sigurisë kombëtare

Përditësuar më: 13/5/2022, ora 14:11

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, po kryeson mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Temë e vetme diskutimi është “aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës”. Sipas njoftimit të një dite më parë nga Vuçiç, shteti serb do të diskutojë në këtë mbledhje emergjente për një kundërpërgjigje të ashpër ndaj Kosovës.

Megjithatë konfirmoi se nuk do bëjë asgjë që rrezikon paqen apo stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Në mbledhjen e këshillit të sigurisë kombëtare të Serbisë po marrin pjesë, një sërë ministrash, si ai i mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviç, ai i jashtëm Nikola Selakoviç, kryeparlamentari Ivica Daçiç dhe ministra të tjerë. Pjesëmarrës janë gjithashtu, shefi i shtabit të përgjithshëm i ushtrisë serbe dhe drejtori i agjencisë së inteligjencës.