Benzema shkruan historinë, barazon legjendën e Real Madrid

Përditësuar më: 13/5/2022, ora 09:47
benzema 1

Benzema shkruan historinë, barazon legjendën e Real Madrid

Përditësuar më: 13/5/2022, ora 09:47

Edhe pse u shpall matematikisht kampion i Spanjës, Real Madrid bën detyrën në La Liga, deri në javën e fundit.

Skuadra e Carlo Ancelotti shkatërroi 6-0 Levanten, në një sfidë ku protagonist absolut ishte braziliani Vinicius Junior, që shënoi tre gola.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 4-0. Ishte Mendy ai që në minutën e 13 hapi serinë e golave, ndërkohë që Benzema dyfishoi shifrat në minutën e 19-të.

Me këtë gol, sulmuesi francez barazon Raul Gonzalez në listën e golashënuesve më të mirë të historisë së Real Madrid, me 323 gola.

Në vend të parë vijon të qëndrojë Cristiano Ronaldo, me 450 gola të shënuar me fanellën e bardhë.