Berisha, thirrje BE-së: Hapni negociatat me Shqipërinë, edhe pse nuk kemi plotësuar asnjë kusht

Përditësuar më: 13/5/2022, ora 12:40
Berisha thirrje BE se  Hapni negociatat me Shqiperine edhe pse nuk kemi plotesuar asnje kusht 1280x720

Berisha, thirrje BE-së: Hapni negociatat me Shqipërinë, edhe pse nuk kemi plotësuar asnjë kusht

Përditësuar më: 13/5/2022, ora 12:40

Sali Berisha tha se Bashkimi Europian duhet të çelë negociatat me Shqipërinë, edhe pse këmbënguli se, sipas tij, vendi nuk i ka përmbushur kushtet.

“I bëj thirrje Bashkimit Europian që Shqipërisë t’i hapen negociatat, ndonëse në mënyrë absolute Edi Rama nuk ka plotësuar asnjë kusht. Me Edi Ramën, sa më gjatë të shkojë ky problem, aq më poshtë do të bien standardet e demokracisë dhe lirisë së këtij vendi. Në 9 vite, kontributi i vetëm i Edi Ramës është largimi i procesit të negociatave nga viti në vit”, tha Berisha.

Ai dënoi vendimin e parlamentit shqiptar për të mos miratuar rezolutën që dënonte masakrën e Srebrenicës, të propozuar nga Partia Demokratike. Ai gjithashtu kritikoi vendimin e qeverisë për të mos plotësuar kërkesën e Presidentit të Ukrainës, për të mos pranuar turistë rusë gjatë sezonit të verës.

“Koha kur Rama sillej si padron i këtij vendi ka marrë fund, koha kur ai sillej si argat i neveritshëm i Vuçiç merr fund. Opozita e vërtetë është krejt tjetër. Nuk është pajtuar kurrë me kreun e narkoshtetit të parë në Europë… Ka shpifur në State Departament për dezignimin tim non grata, ndërkohë kur puthej me Dodikun”, tha Berisha.