Dialogu Kosovë-Serbi, delegacionet takohen sot në Bruksel për targat dhe të pagjeturit

Përditësuar më: 13/5/2022, ora 14:08
DIALOGU KOSOVE SERBI frame 760 1280x720

Dialogu Kosovë-Serbi, delegacionet takohen sot në Bruksel për targat dhe të pagjeturit

Përditësuar më: 13/5/2022, ora 14:08

Një ditë pasi Kosova njoftoi aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Europës, duke nxitur reagimin e ashpër të presidentit Aleksander Vuçiç, delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit takohen në Bruksel për një raund të ri bisedimesh. Siç ka ndodhur edhe më parë, delegacionet që kryesohen nga Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç do të takohen fillimisht me  të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialog, Mirosllav Lajçak e me pas mund te kenë një takim të përbashkët.

Sipas burimeve brenda BE-së, diskutimet do të vazhdojnë për tema te trajtuara edhe me herët, si ajo e targave. Palët nuk kanë arritur pajtueshmëri për një zgjidhje afatgjate për çështjen, edhe pse ka skaduar afati prej gjashtë muajsh për arritjen e një marrëveshje përfundimtaren.  Pas takimit të fundit, zyrtaret e BE thane se derisa te arrihet marrëveshja e re, do te vazhdojë zbatimi I regjimit me letra ngjitëse.  Përveç çështjes së targave, në takim pritet të diskutohet edhe për personat e pagjetur dhe energjinë. Sipas BE-së, palët janë “shumë afër zgjidhjes” lidhur me këto dy çështje, por duhet bërë hapi final.