Finalja e Conference League, Reja: “Air Albania” është një thesar, sigurisht bëj tifo për Romën

Përditësuar më: 13/5/2022, ora 13:29
reja air albania 1280x720

Finalja e Conference League, Reja: “Air Albania” është një thesar, sigurisht bëj tifo për Romën

Përditësuar më: 13/5/2022, ora 13:29

Finalja e Conference League në Tiranës është një nga ngjarjet më të shënuara për vendin tonë. Në një kohë kur kryefjala, jo vetëm në Shqipëri por në gjithë Europën është ajo finale e 25 majit, edhe trajneri i kombëtares kuqezi Edi Reja ka dhënë mendimin e tij për këtë organizim.

Në një interviste për mediat italiane, 76-vjeçari u shpreh se impianti Air Albania është një perlë dhe i plotëson të gjitha kushtet për të zhvilluar një ndeshje të këtij niveli.

“Stadiumi në Tiranë është një perlë, shikueshmëria është perfekte. Pavarësisht problemeve normale logjistike, apo kapacitetit të ulët të hoteleve, finalja në kryeqytetin e Shqipërisë është pozitive, pasi në vitet e kaluara ndeshjet janë luajtur edhe në Tallin apo Belfast. Askush nuk mendonte që në sezonin e parë, Conference League të kishte kaq shumë interes”, deklaroi trajneri italian i Kombëtare.

Në finale Reja bën tifo për Romën ndërsa theksoi se pret një ndeshje shumë  të fortë. ‘’Roma-Feyenoord mund të ishte fare mirë një finale në Europa League. Edhe pse në finale shanset janë të barabarta, verdhekuqtë kanë avantazhin e Jose Mourinho. Po flasim për një protagonist absolut të futbollit në dy dekadat e fundit. Do të bëj tifo për Romën, kjo është normale.’’

Finalja e edicionit të parë të Conference League, Roma-Feyenoord do të mbahet në Stadiumin Kombëtar të Tiranës, në datën 25 maj.